Naser Rugova “thumbon” Abdixhikun: Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së!

Ka vazhduar sërish debati mes Naser Rugovës dhe Lumir Abdixhikut.

Në orët e para të ditës së sotme, Rugova, përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, i është kundërpërgjigjur kreut të partisë, i cili ka kërkuar që çdo deputet i Lidhjes Demokratike të marrë pjesë në seancë.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë për presion dhe se e ka përmendur faktin që Vjosa Osmani nuk është kandidate e LDK-së.

Më poshtë statusti i plotë.

Përgjigje Lumirit.
Deputetët janë vërtet të nominuar nga partia, por ata në radhë të parë janë përfaqësues të popullit dhe duhet të respektohen si të tillë. Personalisht mendoj që duhet të marrim pjesë në votim, por nuk duhet të harrojmë që Vjosa nuk është kandidate e LDK-së, prandaj qëndrimi i duhur, vërtet demokratik, do të ishte: deputetët le të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes personale.Pse gjithë ky presion vetëm mbi deputetët e LDK-së?!
Që nga vitit 2014 LDK nuk e ka respektuar mendimin ndryshe dhe debatet janë mbyllur me fjalinë “ka vendosur kryesia”, thuajse jemi parti komuniste e kryesia është komiteti qendror. Kryesia nuk mund dhe nuk duhet më të vendosë për deputetin, përndryshe edhe ti je njësoj si ai para teje.