Naser Rugova: Jam kundër koalicionit me PDK’në dhe pazareve për postin e presidentit

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Naser Rugova, ka deklaruar se është kundër koalicionit me PDK-në dhe pazareve për postin e presidentit.

Rugova ka shkruar se në politikë duhet ruajtur parimet bazë, duke iu referuar qëndrimeve të partisë së tij para zgjedhjeve të fundit ku doli me qëndrimin se me PDK-në nuk do të bëjë koalicion.

Postimi i plotë nga Rugova:

Në politikë duhet ruajtur parimet bazë!

Jam kundër koalicionit me PDK dhe kundër pazareve me postin e presidentit!

Po nuk u arrit koncenzusi i nevojshëm për një president koncensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!