Naser Ramadani tregon se kush janë personat e parë që do të vaksinohen kundër COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një konferencë të mbajtur bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, tregoi se cilët persona do të jenë të parët që do të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai tha se po planifikojnë që rreth 20 mijë qytetarë t’i vaksinojnë brenda ditës.

“Kategoritë prioritare janë: Punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjeç, gjithë personat me rrezik të lartë, me sëmundje kronike të traktit respiratorë, të zemrës, të mëlqisë, personat me sëmundje neurologjike, personat me aftësi të kufizuar, personat me diabet, personat që kujdesen për personat e moshuar, punëtorët që ofrojnë shërbime në shtëpi të pleqëve, personat mbi 40 vjeç, punëtorët e arsimit, policia ushtria e punëtorët e sektorit publik”, tha ai.

Ndërsa, ministri Zemaj i kërkoi qytetarëve që të bëhen gati për vaksinim.

“Qytetarët të bëhen gati për vaksinim dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. Personat që kanë nevojë ta shfrytëzojnë mundësinë për vaksinim e të mbrojnë shëndetin e tyre”, ka thënë ai.