Naser Ramadani flet për mostrat e dyshuara për variantin e ri të COVID-19 që janë dërguar në Gjermani

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani ka folur në lidhje me dyshimet për variantin e ri të COVID-19 në Kosovë si dhe për mostrat e dyshuara për këtë variant.

Ramadani tha se mostrat e dyshuara tashmë janë dërguar për testim në Gjermani.

“Jemi laborator i hapur në rrjetin botëror të laboratorëve. Kjo është për krenari të këtij shteti dhe këtij vendi. Ne së shpejti do të vazhdojmë me sekrecionim të gjenomit edhe në Kosovë.

Ne kemi dyshuar dhe kompletuar mostrat dhe i kemi dërguar në Berlin, e shumë shpejt do t’i marrim rezultatet”, tha Naser Ramadani në “Kallxo Pernime”.