Aktori

Naser Rafuna thotë se Getoar Selimi është baba

Naser Rafuna e vlerëson Getoar Selimin.

Aktori Naser Rafuna është treguar i hapur me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai u ka kthyer përgjigje pyetjeve të tyre dhe kanë qenë të shumta duke pasur parasysh se edhe numri i ndjekësve e fansave të tij është i madh.

Pyetjet ishin kryesisht lidhur me aktrimin, rreth jetës së tij private, interesave të aktorit etj, mirëpo dikujt i ka interesuar edhe mendimi i tij për reperin shqiptar, Getoar Selimi.

Naser Rafuna ka lënë të kuptohet se e vlerëson Getin pasi e ka quajtur ‘baba’.