NASA tregon se çfarë ndodhë nëse takohen dy vrima të zeza

Vrimat e zeza janë përbindësha të fuqishëm, tërheqjes së të cilave nuk mund t’i shpëtojë asgjë.

Mirëpo, çfarë do të ndodhte, sikur dy fenomene të ngjashme do të takoheshin mes vete.

Këtë e ka hulumtuar NASA, ndërsa ka nxjerrë një simulim se çfarë ndodhë në situatë të njëjtë.

Gjithë ky aksion, do të ndodhte në një të tretën e sekondës, mirëpo për të pasur një pamje sa më të qartë, është ngadalësuar që të vërehet shumë më mirë.

Astronomët e kanë parë fenomenin e parë më 2015, kur dy vrima të zeza që supozohej se ndodheshin afër galaktikës së Tokës, ishin bërë bashkë në një vrimë të vetme.

“Graviteti ekstrem që ndodhet brenda këtyre rrathëve, bën që të tërhiqen aq shumë sa që të bëhen bashkë” thuhet e raportin e NASA-s.

Deri më tani, dihej se vrimat e zeza krijoheshin kur me shuarjen e yjësive, në fund të jetës së tyre. Megjithatë, krijimi i vrimave të zeza ‘supermasive’ mbetet ende mister, krijimi i tyre.

Javën e kaluar, shkencëtarët kanë arritur ta fotografojnë për herë të parë nga një afërsi shumë e madhe, një vrimë të zezë, me ndihmën e shumë pajisjeve të sofistikuara.