NASA paralajmëron për asteroidët që po vijnë në drejtim të Tokës

Një numër asteroidësh me madhësi ndërtesash do t’i kalojë skaj planetit tonë ditën e sotme.

Shkëmbinjtë hapësinorë, të cilët janë konsideruar nga NASA si “potencialisht të rrezikshëm”, janë duke ardhur në drejtim të Tokës me një shpejtësi prej 321 mijë km/h.

Asteroidi i parë, i emëruar 2019 DC, do të shfaqet në mesditës.

Ai do t’i futet brenda 2.6 milionë kilometra Tokës, ose rreth 10 herë distanca midis planetit tonë dhe hënës – një kalim relativisht i ngushtë në aspektin hapësinor.

Më pas, asteroidi të ndiqet nga afër nga 2019 DL1, i cili është vendosur t’i afrohet Tokës më vonë.

Rreth madhësisë së njëjtë si DC, DL1 do të kalojë edhe më afër planetit tonë, duke u futur brenda 2.3 milionë km të sipërfaqes së saj.

Por, “katastrofat globale” shkaktohen vetëm kur objektet më të mëdha se 1.000 metra godasin Tokën, sipas NASA-s.