Napoli do të kërkojë ta ruajë presionin ndaj liderit në shkëputje të Serisë A, Juventusit, me një fitore eventuale ndaj Chievos, skuadrës që s’di për fitore.

Chievo nuk e ka mposhtur Napolin që prej shkurtit të vitit 2013 dhe nuk ka fitore në 13 ndeshjet e para këtë edicion në kampionatin italian, raporton Gazeta Express.

Napoli, i rrëzuar në pozitën e tretë nga Interi, ka nëntë pikë më pak se lideri Juventusi, dhe ndeshja ndaj Chievos në krizë të thellë është mundësi, së paku në letër, për të arritur fitore të rehatshme në ndjekje të liderit.

Takimi mes Napolit dhe Chievos luhet në “San Paolo” me fillim në orën 15:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Napoli: Karnezis; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Malcuit; Callejon, Diawara, Zielinski, Ounas; Mertens, Insigne

Chievo: Sorrentino; Depaoli, Bani, Rossettini, Barba; Obi, Radovanovic, Hetemaj; Birsa; Meggiorini, Pellissier