Naomi Campbell bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare

Naomi Campbell tashmë është nënë e dy fëmijëve.

Modelja 53-vjeçare, ka mirëpritur një djalë, zbuloi ajo në Instagram të enjten së bashku me një fotografi ku mban foshnjën në krahë, derisa vajza 2-vjeçare i afrohet dhe mban dorën e tij me të sajën.

Ylli më parë ka ndarë vetëm disa pamje të fëmijës së saj të vetëm, të cilin e mirëpriti në maj të vitit 2021.

Në njoftimin e saj, në të cilin ajo ndau lajmin për fëmijën e saj, Campbell e quajti atë “një bekim të vogël të bukur”, i cili “më ka zgjedhur mua për të qenë nëna e saj”./prive