“Nale pash Allahun, Faton”: Kosovari frikësohet nga shpejtësia e BMW’së

“Nale pash Allahun, Faton”, janë disa nga fjalët e një kosovari i cili frikësohet nga shpejtësia e madhe që po zhvillonte shoferi me BMW’në e tij, në autostradën tonë.

Janë shumë raste ku janë publikuar video, derisa kosovarët shihen duke u frikësuar nga shpejtësia e madhe e veturave të ndryshme.

Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, së fundi është publikuar një video tjetër sa qesharake por edhe e “rrezikshme”.

Shoferi kosovar me BMW’në e tij po shkelte shpejtësinë mbi 200 kilometra në orë, në njërën prej autostradave në Kosovë. E kjo nuk po i pëlqente pasagjerit që ishte ulur afër tij.

“Nale pash Allahun, Faton. 200 pasha Zotin”, janë disa nga fjalët e pasagjerit që duket se po frikësohet nga shpejtësia e madhe.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, derisa edhe ju mund t’i shihni më poshtë.

https://video.gjirafa.com/fatoni-me-bmw-mp4