Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimes, mbrëmë ishte pë vizitë në Reçak.

“Reçaku i sakrificës, si gjithmonë i gatshëm për t’i dhënë një fitore të madhe Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit. ” tha ai.

Shkrimi i plotë:

Reçaku i sakrificës, si gjithmonë i gatshëm për t’i dhënë një fitore të madhe Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kjo u dëshmua sonte në fshatin Reçak, ku bashkërisht ishim me anëtarin e Kryesisë Qendrore të PDK-së, z. Fehmi Mujota, kryetarin e Degës së PDK-së në Shtime, z. Rrahman Jakupi si dhe kandidatin tonë për Asamble Komunale, z. Adem Ramadani.

Reçakasit si përherë na rikonfirmuan gatishmërinë dhe mobilizimin e madh për të votuar numrin 177 dhe projektin tonë qeverisës, me të cilin Reçaku do të përjeton një zhvillim të hovshëm, si në infrastrukturë ashtu edhe në sektorë tjerë të domosdoshëm.