Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Shtimës, Naim Ismajli është pritur me përkrahje madhështore, nga Bashkësia e Katërt në Shtime, transmeton Ballkani.info.

“Krahas kryesueses së Kuvendit, Medina Brahaj, në këtë lagje bashkë me mua ishin edhe tre kandidatët tanë për Asamble Komunale: Albana Podvorica-Hoxha, Artan Lubovci dhe Fatlinda Rrafshi”, ka treguar Ismajli.

Ismajli gjithashtu tha se investimet nëpër lagjet e qytetit janë një realitet që duken si ëndërr me çka secili banorë krenohet me të arriturat që kanë ndodhur dhe me projektet e reja që do të realizohen.

Postimi i plotë: