Naim Ismajli, kryetar i Shtimes kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë, e në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli.

Njëjtӕ si kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili vendosi të kandidoj për deputet, edhe Naim Ismajli do ta kërkojë votën e qytetarëve që të bëhet deputet, edhe pse aktualisht është kryetar i Shtimes.

Naim Ismajli bartë numrin 65 në listën e PDK’së të kandidatëve për deputetë. E nëse i fiton votat dhe zgjedhët deputet, Ismjali supozohet të jep dorëheqjen nga ky post në mënyrë që të vazhdojë me postin e kryetarit të komunës, derisa votat e tij i shkojnë partisë.

Kadri Veseli kishte premtuar se në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së nuk do të ketë persona të cilët akuzohen nga drejtësia. E megjithatë në mesin e kësaj liste gjenden edhe Xhavit Haliti, Rrustem Mustafa.

loading…



Chat conversation end
Type a message..