Naim Ismajli i PDK-së do të kandidojë përsëri për Kryetar të Shtimes

Naim Ismajli do të jetë përsëri kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rrahman Jakupi në një postim në Facebook.

Naim Ismajli është kryetari aktual i komunës së Shtimes.

Promovimi zyrtar i Ismajlit si kandidat do të bëhet sot në ora 15:00.