Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës në sheshin “Ahmet Shtimja” bashkë me drejoreshën e QKMF-së, znj. Arbëresha Syla dhe personelin shëndetësor kanë hapur fushatën kundër kancerit të gjirit, njofton Ballkani.info.
Ismajli i ka bërë apel të gjitha grave dhe vajzave të mos e neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë me kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.
“Siç dihet, ky muaj i dedikohet luftës ndaj kësaj sëmundje, andaj ju bëjë apel të gjitha grave dhe vajzave të mos e neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë me kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.Pandemia ka pasur efekt negativ edhe në këtë drejtim meqë ka krijuar vonesa në kontrollet rutinë për shëndetin, sidomos tek gratë. Andaj ju bëjë apel të gjitha grave dhe vajzave të mos e neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë me kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit”, tha Ismajli.
Postimi i plotë:







