Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Shtimës njëherit edhe kryetari aktual, Naim Ismajli së bashku me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin kanë takuar kandidatët për kuvend dhe strukturat e PDK-së në Shtime, njofton Ballkani.info.
“Bashkë me Kryetarin Memli Krasniqi takuam kandidatët për kuvend dhe strukturat e PDK-së në Shtime.Nën masat e pandemisë, sot u takuam me anëtarët fitues të këtyre zgjedhjeve”, ka treguar Ismajli.
Gjitashtu ai tregoi se u zotua se gjatë katër viteve të ardhshme duhet t’i përfundojë edhe projektet tjera të cilat janë nisur gjatë këtij mandati.
“Amfiteatri në kodër ishte pikëtakimi i ekipit fitues të 17 tetorit, ku ia bëra të ditura kryetarit Krasniqi të arriturat e qeverisjes sonë gjatë këtij mandati. Po ashtu u zotuam se gjatë katër viteve të ardhshme duhet t’i përfundojmë edhe projektet tjera të cilat janë nisur gjatë këtij mandati!Bashkë për Shtimen”, tha ai.
Postimi i plotë:







