Në ditën botërore të shëndetit, nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka bërë thirrje për vetëdijësim.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se në Kosovë duket se vetëdija e qytetarëve për kujdes shëndetësor po rritet gjithnjë e më shumë, puna e angazhimi i punëtorëve shëndetësor sidomos në këto ditë është në nivel të lartë të përgjegjësisë dhe meriton mirënjohje, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më në fund kemi Arben Vitinë ministër, një profesionist e njeri të denjë për respekt, KM Kurti dhe gjithë Qeveria në detyrë është maksimalisht e përkushtuar për të ruajtur shëndetin publik.
“Këto ditë që njerëzimi po përballet me armikun e padukshëm Covid-19, më e rëndësishmja është respektimi i plotë i udhëzimeve të ekspertëve shëndetësor dhe vendimeve të institucioneve: të mbajmë distancën fizike, të kujdesemi për higjenën, të rrimë në shtëpi”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:







