Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të pakuptimtë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja për raportet Kosovë – SHBA.
“Nga një vend i vjedhur, ne kemi kaluar në një vend që është në shërbim të vendit dhe qytetarëve. Kjo thirrje për këtë seancë është e pakuptimtë. Ashtu siç u parashtrua edhe pyetja a jeni për heqjen e tarifës pa kushte apo jo, pasi as ju nuk po kuptoheni dhe nuk po e dini çka po kërkoni”.
Nagavci ka theksuar se qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti në planin e saj ka pasë heqjen e tarifës duke e zëvendësuar me reciprocitet dhe kjo sipas saj do të ndodhë sapo Serbia të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
“Kosova ka një qeveri të re drejtuar nga Kurti i cili ka prezantuar një plan për ta hequr tarifën dhe për ta zëvendësuar atë me reciprocitet”.
“Sot do të duhet të kishte mbështejte për qeverinë Kurti që të kërkojmë nga partenerët tanë që presioni të mos bie mbi Kosovën, por Serbisë t’i ndalohet fushata dhe tentimi për çnjohjet e Kosovës”.
“Është mirë të jeni të përmbajtur dhe të kujdesshëm. Aleanca jonë me SHBA-të është me një rëndësi të madhe, prandaj edhe qeveria do bëjë çmos për të ruajtur dhe avancuar atë”.
“Taksa do të hiqet sapo të konfirmojmë nga Serbia se do të ndalojë fushatën kundër Kosovës”.







