Nagavci paralajmëron rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inocavionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës është votuar komisioni intervistues për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe sipas saj shumë shpejt do të hapet konkursi.

Nagavci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët kanë mbuluar tërë Kosovën.

Postimi i plotë i Nagavcit, pa ndërhyrje:

Inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi.

 Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë.

Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

📌 Të sigurojmë cilësi në arsim;

📌 Të jemi me afër problemeve në shkolla;

📌 Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

📌 Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Me qasje gjithpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim.