Nagavci: Nxënësit e prekur nga vërshimet do njoftohen nëse do mbahet mësimi të hënën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si Ministri janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën pas reshjeve në disa rajone, dhe se në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët e DKA-ve, nxënësit në rajonet e prekur do të informohen me kohë nëse do mbahet mësimi të hënën.

“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Ajo  tha se janë në kontakt me drejtorët e DKA-së, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.

Bazuar në të dhënat e MASHTI, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim sot dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:

Disa shkolla në Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skënderaj, Pejë, Istog, Klinë dhe Zubin Potok nuk kanë zhvilluar sot procesin mësimor ose e kanë bërë atë në kushte të vështira, për shkak të reshjeve që kanë shokuar vendin.

Postimi i plotë: