Nagavci: Nuk e dimë nëse i kemi të gjitha votat e LDK-së për presidentin

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njëherit zyrtare e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka deklaruar që sot pritet të bëhet votimi i Vjosa Osmanit si presidente e vendit, mirëpo nuk e dinë nëse janë të gjitha votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka deklaruar para mediave se vendit i duhen institucione të konsoliduara, duke shtuar se deputetët janë të vetëdijshëm për zgjedhjet e shpeshta.

“Vendit i nevojiten institucione të konsoliduara. Deputetët nga secila parti janë të vetëdijshme për zgjedhjet e shpeshta dhe pandeminë. Vendin në zgjedhje e dërgon mosvotimi i presidentit”, ka deklaruar ajo.