Nagavci i drejtohet SBASHK-ut: Pse i kërkoni 100 euro, pse jo 80, 300 apo 500?

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se greva e paralajmëruar nga Sindikata për Arsim i dëmton nxënësit.

Nagavci për Ligjin për Pagat që po i bëhet presion nga SBASHK-u, ka thënë se nuk mund të japë afate se si do të arrijë në miratim.

Ajo shprehi çudi pse nga SBASHK-u po kërkohen vetëm 100 euro.

“Pyetja ime për SBASHK-un ka qenë pse pikërisht 100 euro, pse jo 300 apo 500, apo 80. Pse vetëm për punëtorët e arsimit dhe jo tjerët, apo pse për të gjithë punëtorët e arsimit njëjtë”, deklaroi ndër të tjera ajo.

Nagavci përgjatë konferencës ka bërë po ashtu të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ri shkollor dhe se për këtë gjë është njoftuar edhe nga shkollat.