Nagavci e VV’së bëhet horë në Kuvend: Kërkon kryeministrin Hoti, ai mbrapa shpinës ia bën me dorë

Ka filluar me tensione seanca e sotme e Kuvendit për buxhetin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ishte nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci e cila doli nga rendi i ditës duke thyer rregulloren dhe duke kritikuar Qeverinë Hoti. Natyrisht kjo u lejua me shumë kënaqësi nga ana e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Nagavci duke filluar fjalimin si çdo herë me kritika, u bë objekt tallje dhe qeshje nga ana e deputetëve ku kërkonte se ku është kryeministri Hoti, por ai ishte mbrapa shpinës së saj duke ia bërë me dorë.

Deputetja e VV’së në fillim nisi me kritikë dhe kërkonte kryeministrin Hoti se pse nuk është në seancë, por ai erdhi pak minuta pasi nisi fjalimin Nagavci.

Kujtojmë se kryeministri Hoti ishte në inaugurimin e rrugës me katër korsi në Gjilan, pak minuta pasi nisi fjalën Nagavci ai erdhi në seancë, por kjo nuk u vërejt nga Nagavci e cila vazhdonte ta kritikonte.