Në seancën e sotme të Kuvendit, opozita ka kërkuar shpjegime për Gëzim Tosunin, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Deputetët e PDK-së kanë kërkuar sqarime rreth lidhjes familjare të Besnik Bislimit me Gëzim Tosunin.
E Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Bsilimi nuk e ka Tosunin, as djalë të hallës e as të dajës, por se ka lidhje të largët familjare me të.
Lidhjen e Bislimit me Tosunin, Nagavci e ka krahasuar me atë të Albin Kurtit me Glauk Konjufcën.
“Nuk e ka as djalë të hallës as të dajës. E ka lidhje të largët që spo di qysh me shpjegu, e ka ashtu diça siç ka thënë se e ka Albini Glaukun”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që disa ditë më parë, ministrja Haxhiu kishte thënë se sipas Bislimit, nipin e tij Gëzimin a e kishte parë një herë në 50 vitet e fundit.







