Nagavci: Baton Haxhiu foli me zërin e Hashim Thaçit, si paralajmërim i PLAN-it

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj deklaratave skandaloze të Baton Haxhiut, siç i ka quajtur ajo për amnistinë e krimeve të luftës.

“Të thëna nga Baton Haxhiu, këto deklarata në fakt janë zëri i Hashim Thaçit, janë paralajmërim i PLAN-it të bërë tashmë, janë përpëlitja e atyre që për dy dekada e zhvatën e degraduan çdo gjë në këtë vend, në Kosovën me shumë vuajtje e dhimbje.

“I kemi tri elemente që duhet t’i ketë marrëveshja, e para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj, e dyta ka të bëj me amnistinë, në të dy vendet, se pas 20 vjetëve s’kanë çka dënohen njerëzit dhe e treta është definimi i Veriut, çka duam me Veriun, nuk ka probleme tjera me marrëveshjen”, ka deklaruar Baton Haxhiu para dy ditëve në një emision televiziv”, ka reaguar Nagavci në Facebook.

Postimi i plotë: