Nafta në bursa bie në nivelet e para luftës, por në Kosovë…!

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundit, duke zbritur në nivelet e paraluftës, si rrjedhojë e të dhënave më të dobëta sesa priteshin nga ecuria e ekonomisë së SHBA-ve dhe të Kinës.

Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare, çmimet e derivateve janë “ngrirë” kohëve të fundit në Kosovë. Çmimi i litrës së naftës po varion nga 1.66 deri ne 1.70 për litër, ndërsa çmimi i benzinës nga 1.55 deri ne 1.59 për litër./Indeksonline/