KiE

“Na mashtroi”, “Hipokrite”, “Thoshte njëherë Asociacioni”: Serbia çartet pas deklarimeve premtuese të Bakoyanis për Kosovën në KiE

Jo veç në Marrëveshjen Bazike që tash i ka mbushur një vit – por edhe në vetë Marrëveshjen e Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve (prill, 2013) Serbia – tekstualisht – ishte pajtuar të mos e pengojë as inkurajojë dikë tjetër të pengojë rrugëtimin evropian të Kosovës.

Tashmë ajo që kishte nisur si prolog – pas përjashtimit të Federatës Ruse – po merr edhe epilog në eventualitetin dita-ditës të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës; Beogradi zyrtar ka nisur kafshimin e dhëmbëve të vet në kundërshti (edhe më vokale) të anëtarësimit të Kosovës në këtë paradhomë të Bashkimit Evropian.

Në dritën e shpalosjes së raportit – tashmë edhe publikisht tejet premtues – të raportit të Raportueses së Këshillit të Evropës për Kosovën, Dora Bakoyanis, ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiq (i angazhuar me orar të plotë në luftimin e aplikimit të Kosovës) hodhi vrerë ndaj deklarimeve të saj dhënë ditën e sotme në N1.

Vetë pakica serbe, tha Bakoyanis, do të përfitojë “më së shumti” në anëtarësimin e Kosovës në KiE, për çka tha se ka rekomanduar edhe “periudhë monitorimi” të Kosovës nga Këshilli.

“Unë do të rekomandoj monitorimin e Kosovës nga Këshilli i Evropës – një proces post-monitorues që mund të fillojë nëse Këshilli i Ministrave vazhdon me votën e tij, sepse ata janë përgjegjës për marrjen e vendimeve. Raporti im për të gjithë kolegët paraqet situatën aktuale në raport për të drejtat e njeriut, progresin e arritur në zbatimin dhe miratimin e ligjeve, nëse raporti miratohet, atëherë do të hyjmë në procesin e postmonitorimit”, ka treguar ajo.

“Natyrisht që unë naive s’jam, jam krejt në dijeni që ka një listë të gjatë çështjesh të mbetura pezull në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe rezistenca e fuqishme e Prishtinës në fronte të ndryshme. Edhe Këshilli e Evropës e di këtë fortm irë, por fakti që brena pesë muajsh ia dolëm të zgjidhim çështjen e Manastirin e Deçanit…është arritje e madhe dhe do të jetë në raportin tim”, tha Bakoyanis gjatë intervistës së saj të fundit.

Daçiq nuk vonoi shumë të hedhte vrer ndaj Bakoyanis, deklaratat e të cilës me tonet më të ashpra i quajti “kulm të hipokrizisë” dhe “skandaloze”; duke i qëndruar linjës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “Perëndimi na mshtroi”.

”Ky është edhe mashtrimi për çka foli Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se si perëndimorët thyen premtimet e tyre se Kosova nuk do të anëtarësohet në Këshill të Evropës pa e themeluar Asociacionin e Komunave (të banuara me shumicë) Serbe”, ka thënë Ivica Daçiq, siç e cituan mediat serbe.

Daçiq hodhi vrer ndaj ish-kryediplomates greke, Bakayonis duke thënë se gjer më tash – deri para intervistë së saj në N1 – ajo fliste “për tri kushte” të anëtarësimti të Kosovës në KiE, “më e rëndësishmja prej të cilave ishte themelimi i Asociacionit”.

Në dritën e këtyre zhvillimeve – i.e, premtueshmërisë së kalimit të Kosovës në KiE – Aleksandar Vuçiq, për kush-e-di-të-satën-herë, tha se Serbia “do të ndërrojë qasje dhe doktrinë” ndaj Kosovës kohëve në vazhdim.

“Unë do të shpjegoj se si jemi mashtruar, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq dhe shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE)”, tha Vuçiq.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Vuçiq tha: “Ne u thamë atyre se çfarë do të ndodhte nëse kjo do të ndodhte. Sepse ata mendojnë se kanë të drejtë ta interpretojnë marrëveshjen në mënyrë të rreme, jo në mënyrë të gabuar ose si të duan, por në mënyrë të rreme.”

VIDEO BONUS: