Punëtorët e Trafikut Urban sot nuk kanë filluar punën si zakonisht. E gjitjhë kjo pasi që  ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës.

E pas kësaj situate të krijuar puntorët e trafikut Urban kanë filluar protesten para komunës së Prishtinës.

Ilmi Gashi kryetar I Sindikatës së Trafikut Urban u kërkoi falje qytetarëve për situaten e krijuar. Ndërkaq kërkoi nga kryetari Përparim ramna që të merret me këtë çështje dhe se kjo çështje të mos politizohet.

“Me keqardhje iu drejtohem qytetarëve të Prishtinës, me na fal për këtë gjendje ne të cilen ndodhemi sot, jo me dëshiren tonë. Pa dëshiren tonë prej funitorëve që na i kanë ndërprerë karburantet.

Punëtorët e Trafikut Urban i kanë borxh 1 milion euro për naftë, dy  rroga punëtorët e trafikut urban nuk I kanë shiju akoma. Paret tona me punën  që e kemi bërë, ju që na keni përzgjedh me udhëtu me neve, iu kërkoj ndjesë për gjendjen në të cilën gjendemis ot. Jemi dal sot në protestë. Shpresoj se ka me reflektu pozitivisht me kryetarin, punën e borxhit. 3 milion e 200 mijë euro kompanisë publike trafiku urban I ka borxh komuna. 1 milione  600 mijë ne i kemi furnitorëve tonë. Nuk kemi mjete me punu, nuk ka naftë, s’ka paga puntërot janë të diskriminuar. I lutem kryetarit të komunës cdo send me dal me na prit neve  përpara nëse ka mundësi. Të mos politizojmë çështjen. Kjo nuk është çështje politike, por është për mbijetesen e trafikut urban, për sherbimet topna ndaj qytetarëve”, tha ai.