“Na bosh, ju plot”, gastronomët shprehin pakënaqësitë ndaj masave antiCOVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare

Sekrerari i kësaj shoqate Arian Vranica tha se si pasojë e pandemisë dhe masave të qeverisë gastronëmët kanë pësuar humbje të mëdha

“Kemi pasur 64% rënie në qarkullim, 89% e bizneseve kanë pasur humbje dhe këto janë këto statistika shqetësuese”, u shpreh Vranica.

Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Petrit Kllokoqi tha që ne kemi vendosur pikërisht moton “Na bosh, ju plot” me qëllim që masat duhet të jenë për të gjithë.

“Kërkojmë një politikë më aktive edhe për ruajtjen e shëndetit publik dhe pikërisht kemi vendosur këtë moto”, tha Kllokoqi, raporton eo.

Tutje ai bëri thirrje që prioritet të jetë gastronomia dhe masat kategorikisht të hiqen sidomos heqja e orarit dhe kufizimet.