Ministria e Shëndetësisë mëngjesin e sotëm me anë të një njoftimi për media ka bërë me dije se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 64 persona ku 55 prej tyre janë me Covid 19.

Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,

• 42 raste janë në gjendje stabile
• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive thuhet në njoftimin e tyre raporton ballkani.info