Mytaher Haskuka shkruan për zyrtarin e LDK’së që vdiq sot

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ngushëlluar familjen e zyrtarit të LDK’së, Ridvan Hoxha, i cili vdiq sot nga COVID-19.

Haskuka ka thënë se janë tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të Hoxhës, për të cilin ka thënë se ishte një mësimdhënës, aktivist politik e shoqëror, sportist dhe një qytetar shembullor.

“Ridvan Hoxha do të na mungojë të gjithëve si një qytetar aktiv, gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur!

Në emër të qytetarëve të Prizrenit dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve! Zoti ju dhaftë durimin që ta përballoni dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.