Pelegrinët myslimanë sot do të fillojnë haxhit në numër jashtëzakonisht të kufizuar në krahasim me vjet, teksa Arabia Sauditet përpiqet të parandalojë ndonjë shpërthim potencial gjatë ritualit pesë-ditor.

Pelegrinëve do t’u kërkohet të vënë maska dhe të kryejnë ardhurimin. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, transmeton lajmi.net.

Këtë vit vetëm 10 mijë njerëz që banojnë tashmë në mbretëri do të marrin pjesë në ritualin vjetor. Vitin e kaluar morrën pjesë 2.5 milionë pelegrinë për të kryer ritualin vjetor.

Pelegrinët e këtij viti u zgjodhën përmes një sistemi lotarie të organizuar nga qeveria Saudite e cila i la shumë predikues të zhgënjyer.

“Në këtë pelegrinazh nuk ka shqetësime të lidhura me sigurinë, por (zvogëlimi) ka ndodhur për shkak të rrezikut të pandemisë”, tha Khalid bin Qarar Al-Harbi, drejtori i Arabisë Saudite për siguri publike.

Të përzgjedhurit për të marrë pjesë në haxh iu nënshtruan kontrolleve të temperaturës dhe u vendosën në karantinë kur erdhën në Mekë në fundjavë.

Më herët, autoritetet arabe kishin thënë se numri i pjesëmarrësve do të kufizohej në vetëm një mijë.