Në rast krizash, sulmesh apo katastrofash natyrore, rrjeti social Facebook, hap një dritare për ndihmë dhe komunikim mes njerëzish në nevojë.
Ngjarja e rëndë e ndodhur të hënën mbrëma në Austri, ka shqetësuar tërë globin, ndonëse në Evropë nuk është rasti i parë. E qytetarët e thjeshtë që jetojnë në Austri kanë nisur statuse pafund, ku kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe treguar që distancohen nga ky akt makabër, shkruan Ballkani.info.
“Më falni për Vjenën, por më besoni se Islami nuk ka të bëj me asnjë nga këto gjera”, shkruan një mysliman.

“Te gjithë ata qe janë akoma duke nxituar ” ishin muslimanet prap ” këta ishin bij kurvash, unë jam edhe musliman elhamdulillah por si cdo njeri normal nuk e përkrahë terrorin! Terrorizmi nuk ka fe!”, tha një tjetër banor austriak./Ballkani.info/









