SHBA

Myslimanët mbledhin para për hebrenjtë në Pitsburg pas sulmit vdekjeprurës në sinagogë (VIDEO)

Një sulm vdekjeprurës është kryer ditë më parë, në një sinagogë, në qytetin e Pitsburgut, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njëmbëdhjetë persona, të moshave prej 54 deri në 97 vjeçare, janë vrarë të shtunën, kur një person ka hapur zjarr ndaj besimtarëve hebraikë.

Edhe disa persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në objektin fetar.

Autori i dyshuar i sulmit, Robert Bowers, 46-vjeçar, është arrestuar pas atij që konsiderohet të jetë sulmi më i keq antisemit në historinë e vonë amerikane.

E, disa ditë pas sulmit, myslimanët e qytetit janë angazhuar për t’i dalë në ndihmë viktimave dhe familjeve të tyre.

Udhëheqësi i Qendrës Islamike të Pitsburgut ka njoftuar se komuniteti mysliman ka mbledhur mbi 70.000 dollarë për ta.