Mysafirë të shumtë pati gjatë ditës së sotme kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë.
E kjo për nder të “Ditës së Forcës”.
Në këtë organizim të Forcës të Sigurisë të Kosovës, kishin ardhur edhe shumë nxënës të shkollave të ndryshme të Republikës të Kosovës e edhe qytetarë të tjerë të cilët në nderim të kësaj dite, kishin ardhur për të shuar edhe kureshtjen e tyre duke u njohur prej afër me pjesëtarët e FSK-sw dhe pajisjet që përdorin ata.
