“Muzikanti” i Kurtit do të vendosë për miliona euro si anëtar i Gjykatës së Tenderëve

Organi Shqyrtues i Prokurimit, pas gati një viti jofunksional, javën e kaluar më në fund u bë me Bord.

Një javë më parë, deputetët e pozitës kanë arritur që ta votojnë bordin e ri të OSHP-së, që u propozua nga Qeveria e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

61 deputetë kanë votuar pro për emërimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Emrat e votuar janë Vjosa Gradinaj – Mexhuani, e cila u zgjodh kryetare, Nita Bejta anëtare, Kimete Berisha anëtare, Vedat Poterqoi anëtar dhe Agon Ramadani anëtar.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti u shpreh se Ligji për Prokurim Publik e ka obliguar Qeverinë që t’i bëjë propozimet për kandidatë për bordin e OSHP-së, teksa shtoi se për herë të parë komisioni ka pasur në përbërje njohës e ekspertë të jashtëm, specifikisht në fushën e prokurimit dhe financave.

Megjithatë, njëri prej anëtarëve të OSHP-së, Agon Ramadani, i cili do të merret me tenderë milionësh rezulton të jetë muzikant i pasionuar.

Ramadani, që tash e tutje do të vendosë për tenderët që do të jepen në Kosovë, del të jetë sintisaizer.

Mjafton një kontroll i shpejt në rrjete sociale për të parë se Ramadani merret me muzikë.

Ky është një emision, ku Ramadani është pjesë e orkestrës muzikore.

Kryeministri Kurti më 27 qershor i ka pritur në takim anëtarët e rinj të këtij bordi. /Demokracia.com/