Mustafë Bajrami rrit parashikimin për fitoren e VV-së, nga 50% e çon në këtë shifër

I sapo bashkuari i Vetëvendosjes, teologu Mustafë Bajrami ka rikonfirmuar fitoren e VV-së në këto zgjedhje.

Por ai ia ka shtuar edhe 6% parashikimi të tij të fundit, nga sot ai thotë se është i bindur se Lëvizja e Albin Kurtit do të fitojë me 56% e më shumë, transmeton Ballkani.info.

“Deri dje në të gjitha rastet me miq kam thënë se Vetëvendosje do të merr 50% e diçka më shumë. Ju lutem, shkruajeni diku: Prej sot jam i sigurt se Vetëvendosje do t’i merr mbi 56%. Për më shumë se kaç, po i përcjelli ngjarjet dhe ju informoj në ditët në vijim”, ka shkruar Bajrami.

Ai ka thënë se parashikimet deri tash i kishte shumë të sakta.

Ky është postimi i tij i plotë: