Mustafë Bajrami i bashkohet AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se partisë së tij iu ëshë bashkuar edhe doktori i logjikës dhe filozofisë analitike, Mustafë Bajrami.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona. Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi. Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.

loading…