Mustafa: VV-ja po ia bën qejfin vetes me sondazhe, LDK do të dal bindshëm e para

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se sondazhet e prezentuara nga disa institute nuk janë kredibile dhe se ende mungon profesionalizimi kur vjen puna tek prezantimi i sondazheve.

“Sondazhet i kemi marrë si informacione të cilat i kultivojnë dhe i prezantojnë ata që vetveten duan ta reklamojnë. Nuk kemi sondazhe profesioniste që tregojnë se kush është rezultati me të vërtetë. Ato sondazhe nuk janë neutrale. Ia bëjnë qejfin vetes. LDK’ja do të dal bindshëm e para”, ka potencuar shefi i LDK’së”, ka thënë ai në RTK.

“Gjykata nuk i shkruan ligjet, besoj që duhet të merremi vet me çështje politike pasi që nuk duhet të presim gjithmonë se cfarë ligji të ri po na shkruan kushtetuesja e cila duket se po del jashtë suazave të veta”, shton Mustafa.