Isa Mustafa, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka uruar 34 vjetorin e themelimit të LDK-së.

Sipas Mustafës, sot Kosova shënon përvjetorin e demorkracisë. Në shkrimin e tij, Mustafa ka përmendur Ibrahim Rugovën, ish-kryetar i LDK-së, dhe UÇK-në.

“Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore.” – shkroi ai.

Postimi i plotë:

Sot Kosova shënon Përvjetorin e Demokracisë.

34 vite më parë, më 23 dhjetor 1989 u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës me kryetar, Ibrahim Rugova. Në këtë ditë u vunë themelet e idesë për shtetin dhe shoqërinë demokratike, pluralizmin politik, ekonominë e tregut, orientimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Urimet partiake u takojnë themeluesëve, si dhe të gjithë veprimtarëve dhe qytetarëve që i besuan LDK-së. Por janë edhe për të gjithë ata që e gëzojnë sot Demokracinë, Lirinë dhe Pavarësinë, të ideuara me programin politik të LDK-së e të fituara së bashku me UÇK-në dhe aleancën perëndimore. IM

VIDEO BONUS: Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim