Mustafa: Unë do të shkoj në seancë dhe do të marrë pjesë në votimin e presidentit

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se do të marrë pjesë në Seancën në të pritet të votohet Vjosa Osmani për presidente.

Mustafa, ka thënë se do ta respektojë vendimin e kryesisë, duke demantuar kështu zërat se mund të jetë në mesin e 5 deputetëve të kësaj partie që do të dalë kundër vendimit të partisë.

“Unë jam anëtar i kryesisë dhe do e respektoj vendimin e sotëm të LDK-së. Do të shkoj në seancë dhe do të votoj”, ka thënë Mustafa për Pressing.