Mustafa tregon se pse u mblodh urgjentisht Kryesia e LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se janë duke punuar që të gjejnë gjuhë të përbashkët m e VV-në, sa i përket qëndrimeve për taksën ndaj Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Të ju them të drejtën skam ide nuk e di çka do të thotë presidenti po presim dhe do ta përcjellë tani si të hy në zyre. Jemi mbledhur që të koordinojmë punët tona në parti sepse kemi punë çdo ditë meqë një numër tani janë nëpër ministri në qeveri jemi marrë vesh që ta mbajmë pas përfundimit të tyre të punës në qeveri ti koordinojmë punët këtu në zyre”.

“Ne po punojmë po kontaktojmë po bisedojmë mes veti po bëjmë përpjekje qe të koordinohemi të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe një zgjidhje të përbashkët unë shpresoj që atë do ta gjejmë është koha që të veprohet sepse po kërkohet që sa më shpejt të fillojë dialogu të hiqen tarifat dhe të krijohet një ambient në të cilin ne do të arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke. Tani për tani ne do të punojmë që të arrijmë dakordim”.