Mustafa “thumbon” Vjosa Osmanin: Do të organizohemi për fitore me njerëz që i qëndrojnë besnik LDK-së para dhe pas zgjedhjeve!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Kryesisë kanë disktuar në lidhje me zgjedhjet e reja që pritet të mbahen shumë shpejt në Kosovë.

Mustafa është shprehur i bindur se do të korrin fitore dhe ka thënë se do tu japin një shans të gjithë atyre që i qëndrojnë besnikë LDK-së para dhe pas zgjedhjeve, duke ‘thumbur” me këtë ish-bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmani që është larguar nga LDK-ja.

“Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh” ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së
Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.
LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.
Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM