Mustafa: Sulmi me armë në Gllogjan, makabër dhe terrorizëm

Deputet i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur terrorizëm dhe masakër sulmin me armë në Gllogjan ku mbetën të vrarë katër persona në mesin e tyre edhe dy nxënës.

Mustafa ka shkruar se organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi me armë i autobusit plot fëmijë 16-18 vjeçar në Deçan është masakër dhe terrorizëm!Këto sulme hapin plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë. Organet e rendit duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës është gjuajtur me armë.

Ballkani.info merr vesh nga burime se përveç shoferit të autobusit dhe dy nxënësve, ka vdekur edhe kondukteri i autobusit.

Ndërsa, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj për Express tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit, një djalë dhe një vajzë janë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.