LDK

Mustafa: Rival e kemi veç PDK’në, Vetëvendosjen kurrë s’e kemi bërë hesap

I pari i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se partia e tij tërë këto vite, luftën se kush po del i pari a i dyti në zgjedhje e kanë pasur me PDK’në dhe asnjëherë me Vetëvedonsjen.

Mustafa tha se LDK’ja rivalitet politik ka pasur vetëm me PDK’në, ndërsa Vetëvetndosjen e Albin Kurtit s’e kanë bërë hesap.

“Në qoftëse kemi pas rivalitete kemi pasur me PDK, VV nuk e kemi bërë hesap, luftën se kush po del i pari a i dyti e kemi pas me PDK, kemi pas abuzime me vota e në teren kemi pas problem edhe për koalicionin”, tha ai në RTK.

Ndërsa akuzat e VV’së i quajti të pabaza.

“Janë akuza të pabaza, sepse dëshirojnë të jenë vetë të pastra, sepse ne nuk kemi të përbashkëta asgjë”,përfundoi Mustafa.