Mustafa: Reduktimet e energjisë veçse kanë filluar – Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që tani.

Mustafa në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka pyetur se cili është plani i qeverisë për ta nxjerrë nga kriza energjetike vendin, pasi që sipas tij, reduktimet do të jenë edhe më të mëdha gjatë muajve dhjetor, janar e shkurt.

“Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike? A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:

Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane.

Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt?

Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike?

A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?