Ish-zëvendësministri i Arsimit Nehat Mustafa ka folur për grevën e mësimdhënësve kosovarë.

Mustafa nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar ata që po fyejnë e përbuzin mësimdhënësit. Mustafa i ka quajtur kor I turpit.

“Secili ka të drejtë të ketë mendimin e tij për  cilësinë në arsim , grevën, etj.. Por askush nuk ka të drejtë ti fyej e akuzoj mësimdhësit siç po ndodhë një kohë të gjatë në Kosovë.  Krijohet përshtypja sikur është krijuar KORI I TURPIT ( grup formal apo joformal) anëtarët e të  cilit garojnë se kush do ti fyej, akuzoj, nënçmoj e përbuzë më shumë mësimdhënësit. Dhe  çuditërisht, pothuaj të gjithë këta që pandërprere fyejnë, akuzojnë, nënçmojnë e përbuzin mësimdhënësit janë kuadro të “gjithëdijshëm”  që arsimimin e tyre e kanë fituar po nga këta mësimdhënës të “paditur”. Vargani  “KORI i TURPIT” qenka pasuruar edhe me një ide idioteske e prodhuar nga shkolla beogradase e Fahri Musliut.”, ka thënë ai.

Ish-zëvendësministri Mustafa ka thënë se është e nevojshme  që shoqëria jonë njëzëri të thotë: Ndal sulmit  ndaj mêsimdhënësit shqiptar në Kosovë.

Sipas tij Qeveria dhe SBASHK duhet të gjejnë rrugën e dialogimit e jo të betonimit në qëndrimet e tyre. “Më mirë 100 orë bisedime , se sa  një orë mësimi e humbur!”, ka thënë ai.