Mustafa: Qeveria dhe presidenti nuk e kanë vullnetin e mjaftushëm për vazhdimin e dialogut

Kreu i i LDK-së Isa Mustafa pas takimit me partinë është duke mbajtur konferencë për media ku ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi ku sipas tij ky dialog duhet të zhvillohet por duke u cilësuar si shtet Kosova.

Mustafa ka kërkuar që ky dialog të ndryshoj, shkruan Ballkani.info.

“Dialogu mes Kosoves dhe Serbisë duhet të vazhdojë por të zhvillohet duke u cilësuar si shtet. Deri më tani Kosova dhe Serbia dialogun e kanë zhvilluar si dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. Ne do të kërkojme që ky vlerësim të ndërrojë dhe të zhvillojmë dialog si shtet i pavarur dhe sovran” ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu ka vlersuar bashkëpunimin e SHBA dhe BE në të gjitha zhvillimet e deritanishme.

Ai në këtë konferenc ka fajësuar qeverinë dhe presidentin për procesin e dialogut.

“Ne vlersojmë bashkëpunimin e SHBA dhe BE në të gjitha zhvillimet e deri më tanishme. Ne do të kërkojme nga përfaqësuesit perendimor që të vazhdojë të jetë ndërmjetësuese e këtij procesi dhe jo vetëm në dialog. Qeveria e deri më tanishme dhe presidenti nuk mendojmë se e kanë këtë vullnet dhe nuk kanë mekanizma të mjaftueshëm për vazhdimin e këtij procesi të vendit.Ndryshimi i kufinjve nuk vie fare në shprehje si marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”ka shtuar Mustafa në konferenc.