Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa ka mbajtur konferencë për media.

I pyetur rreth rrëzimit të qeverisë, Mustafa ka thënë se partia e tij i ka numrat e saj, por nuk mund të garantojë për partitë e tjera.

“Nuk i kemi numrat, po t’i kishim do të shkonim në zgjedhje. LDK-ja i ka votat e të gjithë deputetëve të saj, Lëvizja Vetvendosje gjithashtu është deklaruar se i kanë votat, pastaj vjen PSD-ja e cila thotë se është opozitë objektivisht është në pozitë pasiqë po i voton të gjitha aktet dhe po bashkëpunon me Qeverinë”, ka thënë Mustafa, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Mustafa ka thënë se Ligji për Dialogun ka qenë propozim skandaloz nga ana e PSD-së dhe për këtë arsye partitë opozitare e kanë dërguar këtë ligj në kushtetuese.

“Nuk e di se si PSD-ja nuk po e sheh veten në pasqyre, pasi që nuk mundesh çdo ditë të bashkëpunosh me kryetarin e Kuvendit, të bashkëpunosh me presidentin dhe kryeministrin, ndërsa në anën tjetër të thuash se po dëshiron me i rrëzu nga pushteti”, ka përfunduar Mustafa. /Ballkani.info