Mustafa për qeveri pa zgjedhje: Kësaj pune i ka dekë nëna

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, ‘i ka dekë nëna’.

Mustafa e ka konsideruar të arsyeshëm vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

“Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëri-tjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3.

Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM

loading…